Hoti: Kosova po hynë në dialog me Serbinë me ekip të dytë

16 korrik 2020 | 14:26

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka vlerësuar se Kosova po futet në dialog me Serbinë me ekip të dytë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mungesa e presidentit Hashim Thaçi, lideri të LV-së, Albin Kurti dhe ish -kryeministrit Ramush Haradinaj në delegacion, e dobësojnë pozicionin e Kosovës në këtë proces.

Sipas Hotit, opsioni më i mirë do të ishte shtyrja e takimit të kryeministrit Hoti me presidentin e Serbisë, i cili pritet të ndodh sot në Bruksel.

“Kosova, me ekip të dytë, futet në dialog me Serbinë!  Mungesa e presidentit Thaçi dhe intervistimi i tij nga Dhomat e Specializuara, mospërfshirja e Haradinajt e Kurtit sikundër që edhe gjendja shëndetësore e Mustafës janë argumente të fuqishme që dobësojnë pozicionin kosovar. Shtyrja e takimit do ishte opsion krejt logjik dhe real”, ka shkruar Hoti.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha…