Nevruz Deva i bashkohet AAK-së, Haradinaj bashkë me Shalën shkojnë në shtëpinë e tij

16 korrik 2020 | 14:22

“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit”, kështu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e vizitës së tij në konakun e familjes Deva.

Haradinaj tek kjo familje ishte i shoqëruar nga deputeti Haxhi Shala, i cili këto ditë aderoi në AAK dhe nga deputeti Pal Lekaj.

“I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva. Mikut tim Nevruz Deva, i ndava medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’. I lumtur që ai u bashkua në rrugëtimin e përbashkët politik në Aleancë. AAK si parti e qendrës së djathtë, dita ditës po fiton përkrahjen e shumë personaliteteve dhe familjeve patriotike që besojnë në Atdheun e fortë, me mirëqenie për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pesë vitesh në futbollin kinez, sulmuesi 33-vjeçar Hulk po…