Hoti: Kosova nuk do t’i ndalë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit

21 gusht 2020 | 11:02

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar të gjithë viktimat e terrorizmit.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoti ka shkruar se terrorizmi duhet të luftohet globalisht, pasi sipas tij shkakton dëme të përhershme për njerëzimin.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat. Themeluar në vitin 2018, Dita Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit shënohet çdo 21 gusht. Terrorizmi është një sfidë globale, dhe po ashtu duhet të luftohet globalisht, në të gjitha format dhe shfaqjet e tij, pasi që u shkakton dëme të përhershme njerëzimit. Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ledri Vula dhe e dashura e tij Sara Hoxha tani…