Hoti kritikon vendimin e Qeverisë për përjashtimin e Telekomit nga prokurimi publik

03 prill 2020 | 16:58

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë në detyrë për një vendim që ka marrë së fundi.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendimi i Qeverisë në detyrë, që i përjashton shërbimet e Telekomit nga procedurat e prokurimit publik me arsyetimin se janë shërbime të rëndësisë së veçantë shtetërore, është kundërkushtetues pasi e kufizon konkurrencën e lirë.

“Ligji i prokurimit mund të përjashtohet përveç kur blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale për AKI, Polici, FSK dhe raste të kësaj natyre. Në fakt, edhe në ato raste, përjashtohen vetëm procedurat e hapura të prokurimit, dhe zbatohen procedurat e mbyllura dhe negocuese për të siguruar vlerën për paratë që paguhen. Shërbimet telefonike, të televizionit kabllovik dhe internetit që ofron Telekomi nuk përbejnë shërbim të veçantë shtetëror, por shërbime publike që secili nga ne e kemi në familjet tona”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain mbetet prioriteti kryesor i Real…