Hoti: Mbesim të hapur për marrëveshje, e tejkalojmë edhe letrën e Kurtit

16 janar 2020 | 21:26

Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së, ka deklaruar se janë të gatshëm të tejkalojnë letrën e Kurtit, dhe mbesin të hapur për një marrëveshje me Vetëvendosjen.

Hoti thotë se dëshironin një marrëveshje që do të krijonte stabilitet katër vjeçar.

“Ne insistojmë për një marrëveshje që krijon stabilitet për katër vite. Ne kemi kërkuar kryeparlamentarin, kurse VV-ja dy nënkryetarët. Assesi nuk kemi pasur mundësi të dakordohemi për presidentin që është nonsens. Marrëveshja që ata propozonin për presidentin tregonte se ne do të shkonim në zgjedhje më 2021. Besoj se jemi sjellë korrekt deri më tani dhe do të vazhdojmë të sillemi njëjtë”, ka thënë Hoti në emisionin “Rubikon”.

Ai thekson se letra e Kurtit ishte e panevojshme. “Nëse Mustafa do të sillej si Kurti do të shkruanim një letër të tillë, që është një pamflet. Unë besoj se duhet të ruajmë respektin ndaj njëri-tjetrit edhe kur nuk pajtohemi. Kjo letër është e panevojshme dhe shumë e papërshtatshme. Nuk ka kuptim kjo formë e komunikimin ndërmjet dy partive që synojnë të qeverisin. Nuk do t’i përgjigjemi, pasi kjo nuk meriton përgjigje. Pavarësisht kësaj Mustafa është deklaruar se ne mbesim të hapur për arritjen e marrëveshjes, pasi kjo letër nuk është konsideruar serioze”, shprehet ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Sanjos së Japonisë, e cila do të mirëpres…