Hoti: Më 16 korrik do të takohem me Vuçiqin

12 korrik 2020 | 16:47

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se të enjten do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Pas takimit virtual që ka pasur sot me presidentin e Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja, Hoti ka thënë se edhe në takimet paraprake Qeveria e Kosovës ka deklaruar se dialogu nuk ka alternativë.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhin të gjitha problemet që kanë.

Në një konferencë për medie, ai ka treguar se në të gjitha këto takime ka prezantuar platformën e Qeverisë për dialog, duke shtuar se Kosova në këtë proces hyn për njohje reciproke. “Sot kemi arritur pajtueshmëri në parim që takimin e radhës ta kemi me 16 korrik në Bruksel, që është takimi i parë pas 20 muajsh”, ka thënë Hoti.

Ai ka vlerësuar se takimi i sotëm virtual ka qenë takim konstruktiv.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë të gjitha tubimet,…