Hoti: Mungesa e efikasitetit të OShP-së dhe tenderët njëburimor në rritje, kombinim fatal për buxhetin e shtetit

03 prill 2024 | 15:22

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se joefikasiteti i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe tenderët njëburimor në rritje, janë kombinim fatal për buxhetin e shtetit.

A ka thënë se gjysma e stafit të OShP-së ka dhënë dorëheqje në dy vitet e fundit.

“Kombinim fatal për buxhetin e shtetit nga joefikasiteti i Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe tenderët njëburimor në rritje. Sot, në Komisionin për Buxhet shqyrtuam raportin vjetor të punës të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP). Joefikasiteti i këtij institucioni është shqetësues për buxhetin publik. Gjysma e stafit kanë dhënë dorëheqje në dy vitet e fundit. Jo të gjithë janë zëvendësuar. Kjo ka ndikuar shumë në shqyrtimin e lëndëve.  1071 ankesa janë dorëzuar në OShP gjatë vitit 2023. Rreth 45 për qind e ankesave lidhen me rivlerësim të ofertave, anulim tenderi apo parregullsi në dosjen e tenderit. Kjo ngre shqetësime lidhur me veprimet e institucioneve publike sa i përket vlerësimit të tenderëve”.

“OShP-ja funksionon vetëm me 3 anëtarë të Bordit, nga 5 sa duhet të ketë. Rrjedhimisht, rregullorja e punës që kërkon shqyrtimin e lëndëve të veçanta me 5 anëtarë nuk mund të zbatohet. Për më tepër, OShP-ja e ka ndryshuar rregulloren e punës, duke e rritur vlerën e lëndëve që shqyrtohen me vetëm 1 anëtar nga 120.000 euro në 300.000. Më herët këto lëndë janë trajtuar nga paneli prej 3 anëtarëve. Kjo është drejtësi kontekstuale, me vendime që merren brenda kufizimeve me të cilat përballet OShP-ja”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë…