Hoti paralajmëron mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë

11 janar 2021 | 13:40

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, raporton “Epoka e re”.

Pas takimi me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ai ka thënë se nëse marrëveshje nuk ndodh, Kosova do t’i zbatojë të gjitha masat e reciprocitetit me Serbinë. “Të gjitha pa përjashtim, të gjitha masat që Serbia i drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do t’i drejtojmë kah Serbia”, ka thënë Hoti.

Ai ka deklaruar se beson që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces nuk do të ketë nevojë të që aplikohen këto masa ekstreme, pasi sipas tij, çdo ditë po bëhet progres drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja pejane Nora Gjakova ka pësuar humbje në gjysmëfinale nga…