Hoti pas takimit me sindikatat: Do t’i marrim për bazë të gjitha kërkesat e tyre

01 korrik 2020 | 15:53

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesi e sindikatave të Sektorit Publik, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë Ligjin për Paga.

Pas këtij takimi, Hoti në një konferencë për medie, ka dekalruar se në koordinim më këto sindikata do ta bëjnë një ligj e ta dërgojnë për procedim në Kuvend.  “Shqetësimin që ata e kanë në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave sepse konsideroj se vendimet e Gjykatës nuk komentohen por pranohen. Ne u dakorduam që qeveria të fillojë ta dërgojë në Kuvend, Ligjin për Paga sa më shpejt. Në grupin punues do të jenë të gjithë sindikatat. Pra zotimi jonë është që sa më shpejte ta procedojmë sa më shpejtë në Kuvend. Do të kemi mundësi që t’i adresojmë ato kërkesa që i kanë si sindikatë, dhe po e shprehim zotimin tonë si Qeveri se do të mundohemi që brenda mundësive tona t’i adresojmë nevojat më urgjente të sektorit publik”, ka thënë Hoti.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.Pas dy pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas Gjykatës Kushtetuese është kontestuar se ligji nuk kishte harmonizuar pagat në nivel të të gjithë sektorëve dhe se ka pasur përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, përfshirë: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës, si dhe punëtorët e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj është infektuar…