Hoti premton rritje të pensioneve dhe ndihmë për gastronomët

15 janar 2021 | 11:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021.

Në një konferencë për medie, Hoti ka theksuar se kanë vendosur për ndarjen e qindra miliona eurove për kategori të ndryshme të shoqërisë.

Hoti i ka përmendur 16 masat që i ka ky program, duke theksuar që do të ketë edhe rritje të pensioneve si dhe ndihmë për gastronominë.

“Masa e parë-shuma 6.5 milionë euro do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pesë milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, ka thënë ai.

Më tutje, Hoti ka thënë se komunat do të ndihmohen me 7 milionë euro për të menaxhuar pandeminë.

“Do të rrisim fondin për garanci kreditore me 40 milionë euro, do të mbulojmë edhe tarifën kreditore. Do të ndihmojmë ndërmarrjet publike me 21 milionë euro”.

“Në Ministrinë e Ekonomisë do të ndahen 16 milionë euro. Ministria e Zhvillimit Rajonal do të përfitojë 1 milionë euro. Do të rrisim pensionet që janë nën 100 euro për tre muaj”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka…