Hoti: Protestat e studentëve shënuan kthesë në proceset politike

01 tetor 2020 | 15:17

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar protestën studentore të 1 tetorit të vitit 1997.

Në 23-vjetorin e kësaj proteste, ai ka shkruar se kjo lëvizje studentore është një inspirim i pashtershëm për gjeneratat e reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se protestat e studentëve shënuan kthesë në proceset politike.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot bëhen 23 vite nga protestat e studentëve në Prishtinë. Në këtë përvjetor, dua t’i uroj studentët për fillimin e vitit në të gjitha Universitetet Publike dhe Private.

Më 1 tetor 1997, ne dolëm në rrugë për të kërkuar kthimin e studentëve shqiptarë në objektet e Universitetit të Prishtinës, protesta këto që shënuan kthesë në proceset politike në vend dhe ishin frymëzim për mobilizim gjithëpopullor në luftën tonë të drejt për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kjo lëvizje studentore, është një inspirim i pashterrshëm për gjeneratat e reja, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht dhe me prosperitet.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gëzim Bytyqi shpall të pavlefshëm dëftesat e klasës së –X-…