Hoti: Qeveria ia ka dhënë të mbrapshtën Kosovës

29 mars 2024 | 14:31

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë Kurti edhe për sektorin e energjisë.

Hoti ka vlerësuar se në vend që sot përurohej fillimi i punës së termocentralit me gazë, qeveria po krekoset për ankandin solar.

Në këtë kontekst, ai ka thënë qeveria ia ka dhënë të mbrapshtën Kosovës në çdo sektor.

“Në vend që sot, në vitin e katërt të mandatit, të prehet shiriti për fillimin e punës së termocentralit me gaz të mbështetur nga ShBA-ja, këta krekosen për ankandin solar. Na dhanë të mbrapshtën në çdo sektor. Na duhet shumë punë për të kthyer normalitetin, për të kthyer partneritetet, për të nisur zhvillimin ekonomik për së mbari”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtor i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani e…