Ujkani: Do të jemi maksimalisht të përgatitur për Ligën e Kombeve  (Video)

29 mars 2024 | 14:17

Zëvendësdrejtor i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani e ka vlerësuar grumbullimin e parë me përzgjedhësin Franco Foda si të suksesshëm. Ai beson se në qershor, lojtarët do të përshtaten edhe me shumë me trajnerin gjerman.

Derisa në shtator kur edhe fillon Liga e Kombeve, Ujkani është optimist se “dardanët” do të janë të përgatitur maksimalisht, raporton “Epoka e re”.

“Ja ka filluar një fazë e re me trajnerin e ri. Ka qenë një impakt pozitiv, trajneri është lidhur shumë shpejt me lojtarët në mënyrë pozitive dhe i ka treguar të gjitha idetë e tij dhe mentalitetin që e dëshiron në fushë.  Në qershor e kemi fazën ku do të jemi të gjithë bashkë. E kemi rastin mu lidh sa ma mirë lojtarët me trajnerin. Kjo është me pas grupin sa më të fortë në shtator kur fillon Liga e Kombeve. Shpresojmë që secili lojtar të jetë në elementin me të mirë dhe të arrijmë qëllimit”, ka thënë Ujkani.

Kosova në dy ndeshjet miqësore regjistroi një fitore ndaj Armenisë (1-0) dhe pësoi humbje nga Hungaria (2-0).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë nënshkruar të…