Hoti, qeverisë Kurti: S’mund të vazhdohet kështu, hiqeni TVSh-në dhe rritni pagat

25 janar 2023 | 14:12

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se refuzimet e tyre si grup parlamentar nuk janë refuzuar nga Qeveria e Kosovës pse nuk ishin ide adekuate, por pse ishin të LDK-së.

Ai ka thënë se nuk mund të vazhdohet më kështu, duke kërkuar që të hiqet TVSh-ja për produktet bazike dhe të rriten pagat.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.  Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSh-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pete Davidson gjatë kësaj fundjave ishte duke pushuar në Haëaii…