Hoti i reagon Vuçiqit

21 shkurt 2018 | 23:06

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar të mërkurën ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deklaratat e fundit të Vuçiqit, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, kanë nxitur reagimin e Hotit në profilin e vet në “Facebook”.

Këto deklarata, Hoti ia ka quajtur fraza të presidentit serb.

“Z.Vuçiq, frazat dhe kostumet e juaja te reja nuk i mbulojnë krimet dhe gjenocidin e shkaktuar”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.

“Në vend se të mbani ligjërata, shkoni më mirë lutuni për viktimat e politikave tuaja”, është shprehur shefi i deputetëve të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa ka fituar edhe një çmim në…