Hoti: Rritja ekonomike në tremujorin e tretë vetëm 2.14 %, çmimet e artikujve bazikë u rritën deri në 64%

26 tetor 2022 | 21:26

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik.

Hoti përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook theksoi se rritja ekonomike në tremujorin e tretë ishte vetëm 2.14 %, ndërsa çmimet e artikujve bazikë u rritën deri në 64%

Ai ka renditur tri fakte që sipas tij e bën të qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik.

“1. Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64% (sipas Agjencisë së Statistikave). 2. Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti. 3. Të hyrat e ATK-së janë rritur me 21%”.

Tutje, Hoti tha se nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, atëherë sot Kosova do të kishte rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.

“Qeveritarët lëvdohen se rritja e të hyrave të ATK-së ka qenë rekorde, bile është tejkaluar edhe plani për mbledhjen e të hyrave”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës.…