Hoti: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale ia rrezikon Kosovës shtetësinë

26 dhjetor 2017 | 21:03

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speicale. Ai ka thënë se nuk mund të lejojnë që persona të caktuar të fusin vendin në një aventurë përmes secilës nuk e dinë se ku po shkojnë.

“Fakti që kishte kaq shumë nguti për ta kryer nuk të len me besu që kjo çështje është e shëndosh. Nganjëherë disa deputetë po bien pre e disa personave. Është agjende e dy tre personave”, ka thënë Hoti në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Sipas tij, deputetët të cilët do ta mbështesnin një gjë të tillë do të rrezikonin shtetësinë e Kosovës.

Hoti theksoi se nuk ka përfunduar kjo situatë me shkuarjen e Kuvendit në pushim.

Ai tha se kjo mund të kthehet me nënshkrime dhe me të iniciativë e të njëjtëve deputetë që nënshkruan herën e parë.

“Në krye të vendit janë tre persona të cilët nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë marrë. Po harrojnë që shtetësia e Kosovës nuk është akt i kryer, janë 5 vende të cilat nuk na kanë njohur. Na duhen njohje për anëtarësim në OKB”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një marrëveshje “e zgjuar” për daljen e Britanisë nga Bashkimi…