Hoti shkruan si të ishte kryeministër: Kemi filluar komunikimin me institucionet relevante financiare

26 maj 2020 | 11:09

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Avdullah Hoti, ka shprehur mendimin se sa më shpejt duhet të merren masa për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Hoti ka shkruar në “Facebook” se pandemia Covid-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar në prodhim, punësim dhe eksport. “Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend”, ka shkruar Hoti.

Ai thotë se ka filluar komunikimin me institucionet për mobilizim të fondeve për rimëkëmbjen ekonomike në vend. “Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon të përkeqësohet situata me pandeminë në Amerikën Latine. Vetëm…