Hoti thotë se kanë bërë dyfishimin e subvencioneve

25 janar 2021 | 17:05

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar ndërmarrjen tregtare “Doni Fruits Shpk”, që merret me grumbullim, kultivimin dhe distribuimin e pemëve dhe perimeve.

Hoti ka thënë se fokus të veçantë do ta kenë përkrahjen për bujqësinë.

“Kemi bërë dyfishimin e subvencioneve që ka rezultuar me një ngritje të prodhimit vendor. Plani ynë për bujqësi në të ardhmen është konkret, do t’i rritim grantet, do të përkrahim fermerët dhe kompanitë për qasje në kredi përmes fondit për garanci kreditore, do ta përfundojmë masterplanin që njëherë e përgjithmonë do të zgjidhë çështjen e ujitjes së tokave. Kemi bërë aplikimim online dhe plotësisht transparent për grante që ka rritur besimin e bujqve për të aplikuar”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se ishte me të vërtetë kënaqësi për të vizituar një kompani që ka filluar sikur biznes familjar dhe tani është bërë një korporatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti mori pjesë në fillimin e…