
Hoti thotë se Kurti frikësohej të merrte përgjegjësi në dialogun me Serbinë
I propozuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se si do t’i qaset dialogut me Serbinë. “Ne si qeveri e kemi të qartë si do t’i qasemi dialogut me Serbinë, duke vendosur pika të qarta se çka dialogohet dhe çka nuk dialogohet, nisur nga fakti që nuk dialogohet për kufijtë e as për territorin e vendit, as për aspekte të sovranitetit shtetëror të Kosovës. Nuk dialogohet për rendin kushtetues që ka Kosova. Kjo e përjashton krijimin e pushteteve të ndërmjetme apo shkëmbimin e territoreve. Për çështje të tjera, ne duhet të jemi të gatshëm dhe do të jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut dhe të negociojmë me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ShBA-ja”, ka deklaruar Hoti në “Click”, duke e ka akuzuar Kurtin se frikësohej të merrte përgjegjësi për ta vazhduar dialogun me Serbinë.
(B. D.: ‘Epoka e re’)