Hoti: Trendi i rritjes ekonomike është në rënie

28 shtator 2022 | 14:04

Avdullah Hoti ka bërë me dije se në qeverinë e udhëhequr nga ai, ka punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë.

“E kthyem trendin pozitiv që në muajtë e parë të vitit 2021. E dorëzuam mandatin me rritje pozitive ekonomike, me baza të mira për të vazhduar më tutje. Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka shtuar se sigurisht shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por thotë se në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës.

“Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli…