Hoti: “Trepça” ka nevojë për mbështetjen tonë

26 janar 2021 | 18:16
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,Avdullah Hoti, takoi menaxhmentin dhe bordin e “Trepçës”, me të cilët bisedoi për situatën në të cilën po kalon kjo ndërmarrje e rëndësisë strategjike për ekonominë e Kosovës.
“Ka kaluar nëpër një periudhe të vështirë, kryesisht si rezultat i  zhvillimeve në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në pamundësi që të depërtohet dhe të shiten produktet e “Trepçës” në ato tregje. Tash ngadalë po përmirësohet situata”, u shpreh Hoti.
Ai e përgëzoi bordin dhe menaxhmentin për veprimet që i kanë ndërmarrë në veçanti në tre muajt e fundit, për të stabilizuar gjendjen dhe për të rritur prodhimin. Kryeministri Hoti vlerësoi se, viti 2020 ka qenë ndër vitet më të suksesshme sa i përket prodhimit në “Trepçë”.
“Besoj se me përmirësimin e tregjeve  financiare ndërkombëtare, në tregjet përkatëse ku shiten  produktet e ‘Trepçës’, shpejt kjo kompani do ta merr vetën, por tani duhet ta mbështesim”, u shpreh ai.
Gjatë qëndrimit në “Trepçë”, Hoti vizitoi flotacionin e mineraleve në tunelin e parë ku bëhet përpunimi i xehes, nga ku  përfitohet koncentrati i plumbit dhe zinkut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë, Muharrem Nitaj së bashku me Kryeministrin Avdullah…