Hoti: Udhëzuesi për plazmën konvalescente, sipas praktikave më të mira botërore

18 janar 2021 | 17:17

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se Kosova tashmë ka miratuar si terapi mbështetëse, udhëzuesin për përdorimin e plazmës konvalescente tek pacientët me Covid-19.

Hoti ka thënë se ky udhëzues është përpiluar në konsultim me praktikat më të mira botërore.

“Kosova miraton Udhëzuesin për përdorimin e plazmës konvalescente tek pacientët me Covid-19 si terapi mbështetëse. Grupi punues në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin për profesionistët shëndetësorë, për përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve. Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar antitrupa të mjaftueshëm. Ndërsa, Klinika Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid-19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmës Konvalescente”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesa e Kongresit në ShBA është nën izolim pas raporteve…