Hoti zhvillon bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, kërkon liberalizim të vizave

23 shtator 2020 | 14:20

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, me të cilët ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se ambasadorët i ka njoftuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, ky veprim do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit.

Postimi i plotë i Hotit:

Falënderues ndaj vendeve të BE-së që ndihmuan në përballimin e pandemisë

Sot zhvillova një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, me të cilët biseduam për situatën e përgjithshme në vend, me theks në luftën e përbashkët kundër #COVID19. Me këtë rast, kam falënderuar ambasadorët e vendeve mike për ndihmën dhënë Kosovës në përballimin e situatës me pandeminë COVID-19. Ndihma e vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare ka dhënë efekte pozitive dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadorët i kam njoftuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet kyçe që duhen zgjidhur me BE-në, veprim ky që do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Hansi Flick e dëshiron në skuadër Mario Gotzen,…