Houstoni fiton dramën ndaj Washingtonit

31 tetor 2019 | 14:41

Janë zhvilluar 11 ndeshje në NBA, por sfida që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ajo e “Capital One Arena” e Washingtonit, ku Wizards u mposhtëm me vetëm një pikë diferencë, 158-159 nga Houston Rockets.

Një përballje kjo e çmendur në kryeqytet, pasi u shënuan në total 317 pikë, 59 vetëm nga James Harden (Rockets) dhe 46 nga Bredley Beal (Wizards). Russell Wetbrook regjistroi “triple-double” e dytë sezonal (17 pikë, 12 asistime dhe 10 “rebound”), ndërsa plot 13 lojtarë nga të dyja skuadrat arritën shifra të dyfishta pikësh. Qershia mbi tortë ishte pa dyshim fitorja në “sprintin” final e skuadrës teksane me vetëm 1 pikë diferencë. Atmosfera, pak a shumë, u krijua sikur po luhej një sfidë e All Star, ku askush nuk e kishte mendjen te mbrojtja. Thjesht për ta përmbledhur, ishte një mbrëmje magjike. Vjen humbja e tretë sezonale për Golden State Warriors, të cilët u dorëzuan 110-121 përballë Phoenix Suns. Një disfatë që djeg dyfish, pasi finalistët e sezonit të kaluar duhet të bëjnë pa “yllin” skuadrës, Stephen Curry, për një kohë të gjatë.

31-vjeçari pësoi frakturë në dorën e majtë në periodën e tretë, duke u detyruar ta mbyllte para kohe takimin. Praktikisht, Warriors e humbën përballjen që në periodën e parë, që u mbyll me një rezultat të pjesshëm 14-43. Reagimi i tyre në periodën e fundit, ku rikuperuan 19 pikë, ishte i padobishëm. Në këtë sukses të Suns spikati veçanërisht Devin Booker me 31 pikë, i ndihmuar nga Aaron Baynes që shtoi 24 pikë të tjera dhe kontrolloi plot 13 topa nën tabelë. 125-113 triumfuan Toronto Raptors ndaj Detroit Pistons, në një takim ku spikati Pascal Siakam me 30 pikë, ndërsa Kyle Lowry shtoi edhe 20 pikë të tjera. Ndërsa në suksesin 116-105 të Boston Celtics ndaj Milwaukee Bucks më miri mbi parket rezultoi Kemba Walker me 32 pikë. /SS/

 Rezultatet

Boston – Milwaukee                              116-105
Golden State – Phoenix                        110-121
Toronto – Detroit                                  125-113
Washington – Houston                        158-159
Philadelphia 76ers -Minnesota          117-95
Cleveland – Chicago                              117-111
Orlando – New York                              95-83
Brooklyn – Indiana                               108-118
Oklahoma – Portland                           99-102
Utah – LA Clippers                               110-96
Sacramento – Charlotte                       111-118

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani dhe…