Hovenieri: Është e rrallë që ShBA-ja ta kritikon Kosovën në OKB dhe O`Brieni të jep intervista kritikuese

15 shkurt 2024 | 16:11

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverise së Kosovës për çështjen e dinarit.

Në konferencën e sotme për medie, ai ka komentuar kritikat e SHBA-së për Kosovën në Këshill të Sigurimit.

Ai ka thënë se kjo gjë është shumë e rrallë.

“Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropë, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera”, ka deklaruar diplomati amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar Shqipërinë për…