Hovenieri: Vrasjet e fundit nënvizojnë nevojën urgjente për të parandaluar format e dhunës ndaj grave

17 prill 2024 | 14:12

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka publikuar fotografi të flamurit të ShBA-së në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë, i cili është ulur në gjysmështizë për nder të Ditës së Zisë në Kosovë.

Hovenieri ka thënë se sot nderohen dhe kujtohen të gjitha viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje.

Ai ka thënë se raste e fundit të vrasje së grave tregojnë nevojën urgjente për të parandaluar format e dhunës ndaj tyre.

“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicideve dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe dëm”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lanika Rexhepi nga klubi i karatesë “Olimp” ka shkëlqyer në…