Hoxha dhe Ferraj, bijtë politikë të Muho Asllanit dhe Lenka Qukos!

06 shtator 2022 | 15:04

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Ideologët sllavokomunistë, përcaktues të ADN-së shqiptare: Të gjitha  partitë politike në Kosovë, në radhët e veta kanë mbetje politike dhe biologjike të ish-regjimeve të Jugosllavisë dhe Serbisë, të sistemuar si është më së miri; si këshilltarë politikë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra, ambasadorë dhe konsuj, profesorë universitarë, në diplomaci, media, në polici, prokurori, gjyqësorë, me një fjalë janë shpërndarë si metastaza malinje në të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare prandaj edhe jemi si jemi, ende në mjegull dhe pa një përcaktim të qartë për të ardhmën tonë, si komb dhe si shtet. Asnjë proces në Kosovë, që nga përfundimi i luftës nuk është zhvilluar pa këta biseksualë politikë dhe kombëtarë për faktin se e kanë pasur përkrahjen e plotë ndërkombëtare të cilët kërkojnë hyzmeqarë që ua kryejnë punët më lehtë dhe sipas projekteve të tyre.  Ndërkaq, të tillët, me ADN të përshtatjes ndaj çdo pushtuesi legal dhe ilegal ka qenë ajo “armata e karkalecëve” që ka shkatërruar dhe shkretuar çdo ide për liri të vërtetë dhe bashkim kombëtar. Me daljen në skenë të LV-së që si projekt kryesor e kishte bashkimin kombëtar, midis shumë projekteve tjera që 100% frymonin kombëtarisht, u servua një ushqim shpirtëror për idealistët dhe patriotët e vërtetë për faktin se subjektet tjera kishin filluar të brehen nga krimbi që, në një mënyrë e relativizonte qenien dhe përcaktimin kombëtar si shqiptarë kurse e afirmonte një komb inekzistues, kombin kosovar. Këta ishin xhokerët e LV-së sa ishte në opozitë, derisa erdhi në pushtet. Tash, me asgjë nuk ndryshon nga partitë tjera në Kosovë. Madje, në përputhje me fuqinë e votave prej 51%, në atë masë ndoshta edhe më shumë e ka rritur dhe fuqizuar praninë e trashigimtarëve politikë dhe kombëtarë të ish-Jugosllavisë dhe të ish-Serbisë duke e shtuar si “si vlerë demokratike” edhe një grup stalinist – enverist nga Shqipëria që portretizohen si njerëz shumë me ndikim në LV, e që janë pararoja politike e LV-së. Në fakt këta nuk janë asgjë më shumë se një grup injorantësh racistë që mendojnë se janë superiorë në aspektin intelektual, politik dhe kulturorë ndaj kosovaristëve, siç i cilësojnë qytetarët e Kosovës pa të cilët asnjëherë Shqipëria nuk do të ishte shtet dhe as që do të ekzistonte si shtet përveç se do të ishte banovinë e ish-Jugosllavisë dhe ish-Serbisë gjë që edhe e pranuan pas përfundimit të luftës së dytë botërore; Shqipëria si republikë e shtatë e Jugosllavisë. Dihej dhe dihet qartazi se kush e formoi Partinë Komuniste të Shqipërisë, kush udhëhiqte politikën e Jashtme të Shqipërisë, ekonominë, arsimin, policinë, ushtrinë dhe segmentet tjera të shtetit shqiptar. Ishin Dushan Mugosha, Milladin Popoviq, Tempo, Stojniq, dizdareviqët, rankoviqët dhe të ngjashmit që vranin e kthjellin në Shqipëri. Kryengritjen e Shaban Polluzhës, bashkë me dapçeviqin e shuan, në gjak dhe terror edhe partizanët shqiptarë të Shefqet Peçit. Edhe Masakra e Tivarit nuk ishte bërë pa dijenë e komunistëve shqiptarë që, në heshtje, duke mos e kundërshtuar, e miratuan këtë. Dhe shumë e shumë të tjera. Me një fjalë, askush dhe asgjë nuk dëmtuan shqiptarët, Shqipërinë dhe viset ku jetojnë shqiptarët se komunizmi. Madje, e them se shqiptarët dhe Shqipëria do të duhej të ishin të fundit në botë që do ta përkrahnin komunizmin!

Diçka që ndërlidhet me titullin: Sa ishim në vuajtje të dënimit në llogoret e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë e që, në fakt ishin një dhe e vetme, ishim mirë të informuar për zhvillimet në Jugosllavi nga mediat e atëhershme që i kishim mjaftueshëm, mirëpo kishim mungesë të informatave për Shqipërinë që e kishim idealizuar sikur të ishte edhe mbi Amerikën. Prandaj, me të gjitha mundësitë angazhoheshim për të siguruar një radio të vogël të cilën e kontrabandonim duke paguar një çmim të kripur, qoftë për ta blerë brenda ambienteve të llogorit ose, nëse vinte nga jashtë korruptonim ndonjë të burgosur, të besueshëm për aq sa mund t’i besohej, që ta fuste brenda. Për kuriozitet, asnjëherë i burgosuri kontrabandues nuk na ka denoncuar te autoritetet e llogorit. Mendoj se kanë pasur frikë se mund t’i humbin beneficionet e mëdha që i gëzonin si të dënuar të sjellshëm. Për burgun në Foçë dhe qendrën e Paraburgimit në Mostar ku ishim, Skender Kastrati, Rexhep Mala, Agim Sylejmani dhe unë, për radio përkujdeseshin Rexhepi dhe Skenderi kurse në llogorin në Stara Gradishkë, Baca Adem Demaçi e shfrytëzoi autoritetin e jashtëzakonshëm që e kishte te të gjithë të burgosurit, duke e bindur një të dënuar politikë kroat, inxhinier me profesion që në kutinë ku vendosej sapuni të montonte një radio që e ndërtoi vet dhe i cili ishte shumë i përdorshëm dhe vështirë i identifikueshëm shkaku i maskimit të mirë. U krijuan të gjitha kushtet që çdo ditë përmes Revistes Radiofonike të Mbrëmjes të Radio Tiranës të informohemi, më vonë doli se jemi dezinformuar, për Shqipërinë dhe rreth Shqipërisë. Në kontekst të interesimit patriotik, bënim përpjekje të mbajmë mend përbërjen e Politibyrosë së Shqipërisë të cilin pastaj ua përcillnim të burgosurve tjerë. Një kohë të gjatë, pasi Baca donte të pushonte pak, kjo radio m’u dorëzua mua me ç’rast përveç lajmeve që i emitonte Shqipëria, i përcillja edhe lajmet e agjencive botërore të informimit në gjuhën serbo – kroate, të cilën e njihja sikur edhe gjuhën shqipe. Pastaj, në brifingun e mëngjesit u tregoja lajmet që kishin të bënin  me zhvillimit në Kosovë dhe rreth Kosovës. Ama, lajmeve nga Shqipëria nuk iu besoja fare sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik ku mbizotëronin lajmet se në kooperativen këtë e këtë kishte aq lopë, del, kuaj, dhi, gomerë etj, për rendimentet e grurit, për elektrifikimin e çdo vendi, për ndërtimin e rrugëve të reja , për përurimin e ujësjellësve të shumtë dhe të tjera. Të gjitha këtyre të “arriturave” iu paraprinte ai që kishte merita; Partia e Punës e Shqipërisë dhe shoku Enver Hoxha, sa ishte gjallë…” I mësoja emrat e anëtarëve të Politbyrosë ndërsa i veçova dy emra, Muho Asllani dhe Lenka Quko. Emrin Muho e lidhja me muha që në shqip është miza kurse Lenka e mirrja si një emër 100 sllav. Pasi dola nga burgu dhe shkova në Shqipëri, për herë të parë në vitin 1990, u binda se të gjitha sukseset që i dëgjuam në lajme, në fakt ishin gënjeshtra, mirëpo, edhe si gënjeshtra, sa ishim në vuajtje të dënimit na mbanin sepse Shqipërinë e shihnim me sytë tanë, me zemrat tona, ashtu siç kishim dëshirë të ishte. Gjatë bisedës me disa personalitete të informuara mirë, kërkova të dija më shumë për Muho Asllanin dhe Lenka Qukon, si kuadro të forta dhe premtues të PPSH-ë. Më thanë se Muho Asllani ishte zgjedhur anëtar i Politbyrosë së Shqipërisë, si karrocieri më i mirë i Shkodrës kurse Lenka Quko ishte zgjedhur si anëtare si mjelësa më e mirë e lopëve në Shqipëri!

Elvis Hoxha është mbase këshilltari kryesor dhe më me ndikim, bashkë me Veton Surroin, i kryeministrit Albin Kurti! Që të dy me bindje të fortë komuniste, por me një jetë ekstravagante që është në kundërshtim të plotë me botëkuptimin komunist. Elvis Hoxha përkulet para Sartrit, që ka qenë intelektual i madh por edhe komunist – anarkist edhe më i madh. Mbase edhe i Sllavoje Zhizhekut, që ka përmbajtje të njëjtë me Sartrin. Elvis Hoxha paguhet mirë nga Buxheti i Kosovës për qëndrimin nënçmues, injorant dhe racist ndaj “kosovaristëve” në me krye Rrahman Jasharajn të cilit ia cakton edhe përkatësinë nacionale serbe përmes ADN-së komuniste -anarkiste.  Duhet të jesh, së paku një idiot e të mendosh si Elvis Hoxha, si për “kosovaristët” ashtu edhe për Rrahman Jasharajn. Elvis Hoxha, si parardhës i babait politik, Muho Asllanit, do të bëhet kryekarrocieri që do ta rikthejë Shqipërinë dhe shqiptarët në “kafazin e artë” të komunizmit të Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviqit, të cilët mbase i do shumë. Para më haram se që i shpenzon Buxheti i Kosovës duke e paguar një injorantë anarkist si puna e Elvis Prislli Hoxhës, nuk ka! Elvis Hoxha është skajshmërisht i keq, shpjegueshëm i keq i cili poshtërsinë dhe të keqen e përdorë për përfitime politike dhe, sidomos ato materiale. Po t’i mbledhësh të gjithë të padishmit e LV-së, nuk do të bënin më shumë dëm se një pordhë patriotike e Elvis Hoxhës. Për LV-në, pa asnjë dyshim. Prandaj morën aq vota në zgjedhjet në Shqipëri!

Hysamedin Ferraj është njeri i grushtit, jo kundër Serbisë por në nderim të idhullit politik që e kishte, nr.1, Enver Hoxhën dhe numër 2, Lenka Qukon. Mund të shpallet si njëri ndër mjelësit më të suksesshëm dhe më të pamerituar të buxhetit të Kosovës. Përrallave të tij për bashkim kombëtar dhe bashkim me Shqipërinë nuk iu besojn aspak, as Elvis Hoxha dhe as Albin Kurti. Edhe ky kishte merita të jashtëzakonshme për “fitoren” e madhe të LV-së, në zgjedhjet e fundit në Shqipëri! Dështoi në garë për deputet të Kuvendit të Kosovës prandaj u emërua (nga kryeministri Kurti) si këshilltar që koordinon marëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse i kemi parasysh se çfarë marëdhënie janë me Shqipërinë atëherë do ta keni të qartë tërë potencialin destruktiv që e përdorë për të minuar këto marrëdhënie, shoku Hysamedin (Azemi) Ferraj! E mira e së mirës do të ishte që kryeministri Kurti t’i jepë një rrogë shokut Hysamedin me vetëm një kusht; të ndërprenë angazhimet dhe kontributin për normalizim të marëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë bombardimeve të NATO-s, në Serbi u paraqit një sllogan në pankarta: “Sllobo, dosta si nas branio …), (Sllobo mjaft na ke mbrojtur ..). Në asçpektin e kontributit kombëtar, një pordhë e Rrahman Jasharajt është më kontribuese se “angazhimi kolosal dhe vetëmohues” i Elvist dhe shokut Hysamedin. Nuk është ky i pari Hysamedin në Kosovël që aq shumë po kontribuon, para tij ishte Hysamedin Azemi, jo vetëm emnak i shokut Hysamedin!

Një panik dhe nguti krejtësisht e panevojshme: LV-ja ka pushtet absolut në Kosovë në saje të 51% të votave. Kjo nënkupton se ka qenë një disponim për ndryshime me të cilat ka ardhur në pushtet LV-ja. Nuk ka pasur qeveri që nuk ishte kundërshtuar nga opozita se që ishte dhe është LV-ja. Opozita nuk ka numra ta rrëzojë LV-në mirëpo, jam i sigurt se, edhe nëse do të kishte këtë mundësi, nuk do ta bënte këtë. Nuk do të merrte përgjegjësi për marrje të vendimeve të rënda dhe të dhimbshme. Nuk ka gatishmëri të përballet me krizën, thuaja të papërballueshme edhe në Kosovë, ndër të tjera si pasojë edhe e krizës së përgjithshme botërore. LV-ja ka komoditet të realizojë të gjitha premtimet sepse nuk ka kush ta kundërshtojë. Nuk  ka opozitë, nuk ka vullnet opozitarë sikur që opozita nuk dëshiron t’i mbajë “këmbët e arushës”, pasi ia ka lënë në duar LV-së. Pasi LV-ja ka dashur, me çdo kusht dhe me çdo mjet ta marrë pushtetin, pa i studiuar mirë rrethant brenda vendit e sidomos ato të jashtme, politike dhe ekonomike. Pastaj, garnitura udhëheqëse, si në qeveri e sodomos në Kuvend e pozitës është mizerabële. E tmerrshme. E pa shpresë. Ky është takati i tyre politik dhe intelektual! Nuk ndezë më arsyetimi se të gjitha këto janë pasojë e 20 vjetëve të kaluar për faktin se e kanë pasur të qartë se në çfarë gjendje po e marrin pushtetin. Në rrethana aktuale, askush mos të gënjejë dhe të rrehet se do t’i zgjidhte këto probleme por se duhet që këto probleme të menaxhohen për të siguruar mbijetesën e qytetarëve të Kosovës. Më askush nuk iu beson se janë për bashkim kombëtar, se e duan flamurin kombëtar e jo flamurin e Kosovapetrolit, se do t’i rishqyrtojnë të gjitha Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, se nuk do ta pranojnë, me asnjë kusht Zajebnicen, se do ta mbyllin Gjykatën Raciste Specialen dhe shumë të tjera. Importi i mallrave nga Serbia është mbi 600 milionë në vit, nuk ka më kamionë të rrotulluar (kryesisht të shqiptarëve) që transportojnë mallra serbe. Oligarkët tash janë bërë patriarkë të pushtetit. E vetmja opozitë e mirëfilltë është Kimete Berisha, disa analistë dhe gazetarë që kishin shumë adresa më parë, dhe krahu i luftës i LV-së, PSD-së. Me forcën politike që e ka Albin Kurti  dhe qeveria sikur edhe me deputetë në Kuvend, kryeministri nuk do të duhej ë kishte asnjë problem, asnjë ankth apo makth. Mirëpo, të gjitha këto ia shkaktojnë të paaftët e vet, që vet i ka emëruar, vet i mbanë dhe vet i ushqen. Po si është e mundur që, përkundër të gjitha këtyre problemeve, nuk është shkaktuar asnjë minister, zëvendësminister apo zyrtar kurse përgjegjësi kërkon nga opozita, që, sipas mandatit që e ka, nuk ka asnjë përgjegjësi, që Rarhman Jasharajn e trajton si armik kurse zotin Brnabiq, si mik! Së fundi ua ndërrojë vendin dy zëvendësministrave e që ma kujton një barcoletë me një familje shumë të varfër, pa kushte minimale për jetë. Një ditë zonja e shtëpisë u thotë fëmijëve, 10 sa i kishte se të shtunën në ora 11.00 duhet të jenë në shtëpi sepse do t’ua ndërrojë brekët. Fëmijët e gëzuar u renditën në kohën e paraparë në shtëpi, me gëzim se do t’i ndërrojnë brekët që asnjëherë nuk i kishin ndërruar më parë. Zonja e shtëpisë fillon ndërrimn e brekëve me: Xhaviti do t’i vesh brekët e Xhevatit, Xhymshiti brekët e Behxhetit, Halim brekët e Nysretit, Sandokani brekët e Tarzanit dhe Xhevrija brekët e Shehrijesë… Në këtë mënyrë edhe kryeministri Kurti do ta bëjë, sa duket riformatimin e qeverisë. Sot në Qeverinë e Kosovës ka ministra, krejtësisht koprofesionalë që e luajnë rolin e hetuesit, prokurorit, gjykatësit, auditorit, censorit, zëdhënësit e më së paku rolin që ia përcakton posti. Qeveria po bënë gabime të panevojshme se po ngutet shumë, pa asnjë nevojë kur tërë pushtetin e kanë në duar dhe i cili nuk rrezikohet nga askush. Në vend që Albin Kurti, më shumë kohë t’i kushtojë opozitës se pozitës, ai panevojshëm dhe pafalshëm e poshtëron dhe e fyen opozitën dhe, vetëm kur t’i vjen veja te b..a, e lajmëron opoziten se çfarë marrëveshje ka nënshkruar apo rinënshkruar, pasi është falur Bajrami.

Kryeministri Kurti duhet që para çdo takimi dhe vendimi ta takojë opozitën dhe të konsultohet me të, të ndërtojë një bashkëpunim të domosdoshëm apo koncensus për vendime të mëdha, të vëpshtira apo të dhimbshme ai, tërë këtë ia beson një injoranti amblematik si është puna e Besnik Muçivercës. Krijon ndasi te shqiptarët e Luginës, krijon tensione me Edi Ramën që, për këta tanët është Ajnshtajn, e frynë dhe pastaj e shrynë Zijadin Selën në Maqedoni, luan çok.. me Dritan Mashtruesin në Mal të Zi etj. Qeveria është e vetdijshme se asnjë vendim të madh, as brenda e sidomos në planin e jashtëm nuk mund ta merr pa opozitën. Deklarohet që është qeveri që nuk shantazhohet por shantazhon edhe ate që vetëm 0.5% nuk mendon si qeveria, deklarohet kundër punësimeve partiake dhe nepotizmin në ndërkohë që këto dukuri i ka shndërruar në art. Deklarohet për shtet të së drejtës dhe pushtete të ndara në kohën kur nuk e lë asnjë prokuror dhe gjykatës pa e kërcënuar dhe pa e shantazhuar. I varte shumë shpresat te Elezi të cilin e përgjëruan të kthehet për ta përmbushur premtimin: “le të shkojë Lumezi dhe le të vijë Elezi” …në ndërkohë që Lumezi shkoi…. për t’u rreshkur dikun në det kurse Elezi e kuptoi se duan ta bëjnë vegël…dhe nuk erdhi. Doli të jetë shumë i mençur! Ndaj ish pushtetarëve, ku me të drejtë e ku me të padrejtë e përdorën të gjithë arsenalin që edhe jetën ua rrezikuan seriozisht, miellosjen e Hekuranit e ngritën në nivel të sakrificës së Adem Jasharit! Po nguten nga padurimi që ish drejtuesit ushtarakë dhe politikë të Kosovës, që po mbahen peng në Gjykatën Raciste në Hagë ende nuk e kanë marrë dënimin me burg të përjetshëm. Hashim Thaçit i kërkonin të raportojë edhe për një gotë uji që e ka pirë gjatë bisedimeve në Bruksel, kryeministri Kurti iu drejtohet Rakiqit dhe serbëve të tjerë që t’i regjistrojnë veturat me tabela të Kosovës me ç’rast iu premton kursime deri në 5000 euro, pagesë të rrymës, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë dhe mosheqje nga lista e pagave për punën që nuk e bëjnë për Kosovën por e bëjnë për Vuçiqin dhe Serbinë. Çfarë sikleti, përveç atij manipulativ kishte kryeministri Kurti që, në ditën e diel, ditë pushimi e zgjoi nga gjumi kryeparlamentarin, shokun Glauk, dhe, pa asnjë procedurë apo vendim qeveritar e dorëzoi Ligjin për Vettingun?! Pse nuk pritë, deri të hënën që ishte ditë pune dhe ishin në pyetje dallimi vetëm disa orë!

Albin Kurtit dhe LV-së do t’i vijnë, pashmangshëm faturat e Bacës Adem Demaçi sepse, ai që e vret Atin e vet, nuk mund të ketë fund të mirë. Uroj të mos jem i saktë!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompeticioni më i mirë evropian për klube nis me tetë…