Hoxha nënshkruan marrëveshje me studentët për mësim praktik

05 gusht 2019 | 17:18

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Edon Nishori, kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar të hënën marrëveshja e mirëkuptimit.

Nga kjo marrëveshje më së shumti do të përfitojnë studentët e këtij Universiteti publik sepse, do të kenë mundësi edhe për mësim praktik në Postën e Kosovës, që do të realizohet përmes punës praktike në drejtorit përkatëse.

“Posta e Kosovës ka qenë e hapur çdo herë për student dhe ka ofruar trajtim të veçantë duke përfshirë edhe çmimet e tarifave për 50% me të lira. Studentëve, do të ju ofrohet qasje në të gjitha strukturat e Postës me qëllim të zhvillimit të hulumtimeve për temat e tyre të diplomës, dhe ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës konform kushteve të tregut dhe standardeve bashkëkohore të Arsimit të lartë. Marrëveshje të ngjashme Posta e Kosovës ka edhe me shumicën e studentëve të universiteteve tjera publike e private në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi,…