Hoxha: Pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian presim vendimmarrje për vizat

11 mars 2019 | 13:56

Kosova po pret që në Parlamentin Evropian (PE) të përfundojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mund të lëvizet përpara me një vendimmarrje, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen.

Kështu ka thënë ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, gjatë një konference për medie.

“Po shpresojmë dhe po kërkojmë që pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian të krijohet një momentum i ri dhe në takimin e qershorit të Këshillit të ministrave (të Bashkimit Evropian) të kemi një vendim”, ka thënë Hoxha.

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të mbahen gjatë muajit maj.

Ministrja Hoxha ka thënë se Kosova gjendet në hapin e fundit sa i përket liberalizimit të vizave, duke theksuar se shteti ka përmbushur të gjitha kriteret që i janë vënë për këtë proces.

Ajo ka thënë se tani është faza ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të votojnë veç e veç për çështjen e liberalizimit të vizave, dhe sipas saj, shtetet e BE-së po presin që të përfundojnë zgjedhjet në PE dhe më pas të marrin vendim, raporton “Rel”.

“Duke parë që jemi në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, asnjë nga shtetet anëtare nuk janë optimiste që do të mund të lëvizim përpara para këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Hoxha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka hyrë në recesion në fund të vitit të…