Hoxha pritet në takim nga zyrtarët e lartë të kantonit të Gjenevës

06 qershor 2018 | 12:28

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, po qëndron për një vizitë në kantonin e Gjenevës.

Hoxha është takuar me këshilltarin shtetëror për punë dhe shëndetësi të Kantonit të Gjenevës (Ministër Kantonal), Mauro Poggia, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, veçanërisht kantonit të Gjenevës.

Hoxha dhe Poggia në këtë takim kanë biseduar për sektorin e shëndetësisë, ndihmën që mund ta jap kantoni i Gjenevës në të ardhmen për komunën e Gjakovës dhe në përgjithësi për Kosovën.

Hoxha ka falënderuar këshilltarin shtetëror për punë dhe shëndetësi të Kantonit të Gjenevës, Mauro Poggia, për ndihmën që shteti i Zvicrës ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për Kosovën.

Ai ka theksuar se Kosova do ta forcojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me Gjenevën në shumë aspekte.

Fotografia e Fazli Hoxha

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë femër e vetme nuk është përfshirë në renditjen e…