Hoxhaj, ambasadorit italian: UÇK-ja krijoi rrethana të reja, Kosova vazhdon të aspirojë vlerat evropiane

26 nëntor 2020 | 15:44

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar edhe për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë Gjykatën Speciale, pandeminë dhe krizën institucionale e politike.

Hoxhaj ka bërë me dije se ambasadorin Italian, Nicola Orlando, në takim e ka pritur bashkë me anëtaren e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu Kodra,.

“Italia, që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejtë. Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hoxhaj nëllogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, ai i ka thënë se pashmangshëm, me ambasadorin italian kanë biseduar edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë edhe më tej, për ta jetësuar, tani, anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane. Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teatri i qytetit të Vushtrrisë tash e tutje do të…