Hoxhaj fton bashkatdhetarët të regjistrohen për të votuar më 14 shkurt

13 janar 2021 | 11:47

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja ka plan konkret për diasporën, duke përfshirë vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës dhe rikthimin e Ministrisë së Diasporës.

“Të dashur bashkatdhetarë, sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë. PDK-ja ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar. Bashkë për rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/photos/a.333406920094400/3157614884340242/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re do të garojë në zgjedhjet e…