Hoxhaj: I kemi mbledhur nënshkrimet për ta dërguar presidenten në Kushtetuese

17 qershor 2021 | 16:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka cilësuar antikushtetues vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoxhaj është shprehur se vendimi i presidentes i motivuar nga Albin Kurti dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik.

“Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shemsi Bushi Kjo foto është bërë shumë vite më…