Hoxhaj i reagon Kurtit: Nga ‘Jo negociata!, Vetëvendosje!’, nisi bisedimet për autonomi për serbët në Kosovë

29 prill 2021 | 15:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili sot në Bruksel konfirmoi rinisjen e dialogut, pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë siç kishte premtuar.

Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se në Bruksel duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj:

Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.
Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.
Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.
PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka publikuar një fotografi në…