Hoxhaj: BE-ja nuk do të pranojë anëtarë me çështje të hapura bilaterale dhe rajonale

17 dhjetor 17:13

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është rreshtuar krah komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, dhe deklaratës së tij të fundit se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, pa i mbyllur çështjet e hapura bilaterale dhe rajonale.

Hoxhaj ka përmendur edhe prioritizimin e anëtarësimit në pako të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ngjashëm me vitin 2004 me shtetet e Evropës Lindore, si mënyrë që të shmangen pengesat eventuale të shteteve ndaj njëra tjetrës gjatë procesit të anëtarësimit.

Dje gjatë një ligjërate në fondacionin Helenik për Politikë të Jashtme dhe Evropiane, Hahni përsëriti se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët. “Ne nuk e duam një gjë të tillë. Ky është një leksion nga e kaluara”, deklaroi Hahni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër…