Hoxhaj: Kosova ka pasur çdoherë mbështetjen e ish-kryediplomatit çek

12 nëntor 2023 | 13:29

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një ngjarje me ish-ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, i cili  ka vdekur të dielën në moshën 85-vjeçare.

Hoxhaj në “Facebook” ka shkruar se Kosova ka humbur një mik të dashur, duke shtuar se Schwarzenberg do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë, që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vjet me Schwarzenberg dhe çdo kohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t’i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Schwarzenberg në vitin 2008 kur ishte në krye të postit të kryediplomatit çek, kishte treguar vullnet për ta njohur Pavarësinë e Kosovës vetëm dy ditë pas shpalljes së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka mohuar se spitali Al-Shifa, që…