Hoxhaj: Kosova së shpejti pa viza

04 shtator 2018 | 16:14

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Prishtinë zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila ndodhet për një vizitë në Kosovë.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka informuar zyrtaren e lartë austriake për zhvillimet në Kosovë dhe veçmas pritjet e tij për liberalizimin e vizave. Sipas Hoxhaj, është me rëndësi përkrahja austriake në këtë kohë meqë udhëheq me presidencën e radhës së BE-së.

Hoxhaj ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për vizat dhe me të drejt qytetarët meritojnë të lëvizin së shpejti pa viza drejt zonës Shengen.

Edhe zyrtarja e lartë austriake ka ofruar mbështetjen e shtetit të saj duke thënë se përkrahja nuk do të mungoj dhe gjatë muajve të ardhshëm do të sqarohet edhe më shumë situata.

Hoxhaj dhe Edtstadler kanë nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore…