Hoxhaj: Në vitin 2018 duhet të aplikojmë për Këshill të Evropës

30 janar 2018 | 13:31

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është ftuar nga Komisioni për Punë të Jashtme për të diskutuar në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe tema të tjera të politikës së jashtme.

Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj, ka shpjeguar rëndësinë dhe benefitet e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se në vitin 2018, Kosova duhet ta dërgojë aplikacionin e saj në Këshillin e Evropës, ndërsa theksoi se anëtarësimi në këtë organizatë është proces i cili mund të marrë rreth 2 deri 3 vite.

Hoxhaj ka theksuar se Kosova mund të bëhet shtet anëtar i Këshillit të Evropës duke qenë se rrethanat e brendshme në këtë organizatë janë mjaft të favorshme.

Ai ka përmendur edhe kryesimin e Këshillit të Ministrave, i cili në dy vitet e ardhshme do të jetë nga shtete mike të Kosovës, si Finlanda, Danimarka, Franca dhe Kroacia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë…