Hoxhaj njofton për nisjen e procesit zgjedhor brenda PDK-së

01 mars 13:50

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Kryesia e kësaj partie ka vendosur për nisjen e zgjedhjeve të brendshme në PDK.

Ai ka thënë se PDK-ja do të jetë e hapur për inkuadrimin e profileve dhe moshave të ndryshme.

“Kemi në plan që të bëjmë reforma brenda partisë të hapin dyert për shumë anëtarësime të reja të të rinjve në këtë parti”, ka thënë Hoxhaj.

Më tutje, ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, konkretisht për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka ftuar deputetët e Kuvendit që javën e ardhshme ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me shtetin malazez.

Hoxhaj ka thënë se dallimet gjuhësore në mes të partive politike në raport me marrëveshjen e demarkacionit duhet të tejkalohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur takimi i parë i komisionit të ri…