Hoxhaj: Nuk lejojmë Republikë Serbe në Kosovë

18 prill 2018 | 20:53

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë  se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë do të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Nuk do të lejojmë të krijojohet Republikë serbe në Kosovë. Atje në veri jetojnë 30 deri 40 mijë serbë, në Kosovë në total jetojnë deri në 60 serbë në gjithë Kosovën”, ka thënë  ai.

Sipas tij nuk dihet se kur do të mund të krijohet, por do të marrë kohë.

Hoxhaj ka folur edhe për tema të tjera të aktualitetit poltikë në vend.

Ai deklaroi se Raporti i Progresit të Komisionin Evropian për Kosovën i bërë publik dje përfshinë punën që kanë bërë institucionet gati për dy vite.

“Në këtë dy vjeçar Kosova është ballafaquar me një bllokadë. Kishim dy palë zgjedhje, lokale dhe nacionale. Marrë në tërësi Kosova performon sikur shtetet e tjera të rajonit, sikur ekzistojnë për shumë vite. Ne duhet të kemi parasysh se ne jemi shtet qe 10 vite. Kosova është e fundit në rajon, pasi që jemi edhe shteti i fundit që kemi shpallur Pavarësinë. Ne jemi shumë të prirë të ecim në rrugën drejtë integrimeve evropiane”, ka thënë Hoxhaj në “RTK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një darkë pune…