Hoxhaj paralajmëron se më 23 mars ‘na ikë treni’ i liberalizimit të vizave

07 mars 19:28

Kanë kaluar pothuajse tre vite nga nënshkrimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mirëpo Kuvendi i Kosovës nuk po arrin ta ratifikojë këtë marrëveshje.

Koalicioni qeverisës, njëjtë si i kaluari nuk po ia del t’i bëj 80 vota për ta mbyllur këtë çështje. Ndërkohë mosratifikimi i demarkacionit po vazhdon të mbetet pengesë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, thotë se demarkacioni duhet të votohet sa më parë në mënyrë që Kosova ta zë hapin e kohës.

“Demarkacioni duhet të votohet sa më parë nëse ne dëshirojmë që t’i respektojmë afatet kohore të agjendës së institucioneve të BE-së: më 22 dhe 23 mars është takimi i Këshillit Evropian dhe me qëllim që Kosova të hyjë në agjendën e këtij samiti duhet që ta votojmë dhe ta zëmë hapin e kohës”, ka thënë Hoxhaj për lajmi.net.

Sipas tij, shumë vendime duhet të merren nga institucionet e BE-së dhe shteteve anëtare gjatë 2018 derisa të mundësohet lëvizja e lirë në planin praktik.

Javët që lamë pas Kuvendi dështoi tre herë radhazi për ta ratifikuar këtë marrëveshje në mungesë të votave.

Partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër kësaj marrëveshje, ndërsa Lista Serbe ende nuk ka marrë një vendim se si do të votojë.

Theksojmë se e premtja është përmendur si mundësi që të mbahet seanca e radhës për këtë çështje./

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 61 vota për 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi…