Hoxhaj: PDK-ja është dalluar gjithmonë nga partitë tjera në Kosovë

23 shtator 2019 | 11:11

Kandidati për deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar artistë të fushave të ndryshme nga Theranda, me të cilët ka biseduar për krijimin e mundësive të reja në zhvillimin e kulturës në vend.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është dalluar gjithmonë nga partitë tjera në Kosovë, sa i përket kujdesit dhe mbështetjes së dhënë për kulturën.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këtë gjë do ta vazhdojë edhe me më shumë përkushtim në mandatin e ardhshëm qeveritar.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua e moshës mbi 60-vjeçare, i ka dhënë fund…