Vetëvritet një grua në veri të Mitrovicës

23 shtator 2019 | 11:07
Një grua e moshës mbi 60-vjeçare, i ka dhënë fund jetës, duke kërcyer nga ballkoni i banesës, bëjnë të ditur burime të “Kosovapress”-it.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9;00 afër banesave të ashtuquajtura “Kombet e Bashkuara” në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Kosovapress” edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Policia është njoftuar për një trup të pajetë sot rreth orës 9:10, ndërsa njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Hoti.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshjet e javës së gjashtë në IPKO Superligë zhvillohen…