Hoxhaj: PDK-ja nuk pranon korrigjim të kufijve

07 shtator 2018 | 01:12

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë qëndrimin e partisë së tij lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve.

Sipas Hoxhës, PDK-ka është kategorikisht kundër idesë së paraqitur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve”.

“Qëndrimi i PDK-së është i prerë: nuk ka as ndarje të Kosovës, nuk ka as korrigjim të kufijve, nuk ka as shkëmbim territorial. Z. Thaçi nuk flet në emër të PDK-së… Kushdo që është interesuar që ta shtyjë Kosovën në fazën përmbyllëse të shtetësisë, duhet të ketë këtë qasje, do të duhet ta mbështesin ekipin negociator në Kuvend. Të ftoni për konsensus politik. Pa hy në tema se çka do të diskutohet”, tha Hoxhaj.

Enver Hoxhaj u bëri thirrje partive politike opozitare që t’i bashkohen ekipit negociator të Qeverisë.

“Edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka kundërshtuar Pakon e Ahtisaarit, ndërsa sot ulet me këtë pako në Kuvend të Kosovës”, shtoi ai.

Këto deklarata Hoxhaj i bëri në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” , që po transmetohet në emisionin ‘Jeta në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do…