Hoxhaj pret në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
28 mars 2019
| 11:24
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Danatchev.
“Në takimin lamtumirës me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, e falënderova për punën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bullgarisë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për thellimin e raporteve si në aspektin bilateral, ashtu edhe atë kulturor e ekonomik.
/Epoka e re/