Hoxhaj: Profesori Zejnullah Gruda do t’i mungojë këtij vendi

07 mars 2021 | 22:55

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.

Hoxhaj përmes një postimi në “Facebook”, e kujtoi Grudën si një profesionist të vërtetë e të ndershëm.

Tutje Hoxhaj, ka dekalruar se Gruda do t’i mungojë shumë vendit.

“Më ka tronditur lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda! Një njeri i madh, profesionist i vërtetë e i ndershëm! Ky ishte profesor Zejnullah Gruda, njeriu i cili gjithnjë, pa hezitim është angazhuar dhe ka kontribuar për ndërtimin e institucioneve të vendit. Profesori i nderuar do t’i mungojë këtij vendi! Nderime pafundësisht”, shkroi Hoxhaj.

Gruda ishte profesor i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atmosfera e Tokës aktualisht është shumë e pasur me oksigjen,…