
Hoxhaj publikon një fotografi të veçantë të shkrepur më 17 shkurt 2008 (Foto)
Zyrtari lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka postuar një fotografi të veçantë në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Kjo foto me Lirin dhe Lean, e shkrepur në orën 06:00 të mëngjesit, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosoves, do të mbetet një nga kujtimet më të vlefshme në albumin familjar”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë i tij:
Fotografi e jona shumë e veçantë, e shkrepur në ditën më të veçantë, 17 shkurt 2008.
Kjo foto me Lirin dhe Lean, e shkrepur në orën 06:00 të mëngjesit, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosoves, do të mbetet një nga kujtimet më të vlefshme në albumin familjar.
Është ky momenti i shkrepur në foto në ditën kur qytetarët e Kosovës e kanë ndjerë veten të barabartë me popujt tjerë të botës. Eshtë momenti kur nis një e ardhme e ndritshme për fëmijët e Kosovës.
Prandaj, përkulemi përjetësisht para të gjitha gjeneratave, përkushtimi dhe sakrifica e të cilave na solli në këtë ditë.