Hoxhaj: Qeveria Kurti duhet ta zbatoj Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

17 qershor 2021 | 09:18

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta zbatoj Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia Covid-19.

Në të kundërtën sipas Hoxhajt, kjo Qeveri duhet ta sjell një ligj të ri.

“Ne e kemi ndihmuar një qeveri të pa aftë, të pa gjakë, anemike si ka qenë Qeveria Hoti, që realisht ndihmojmë qytetarin, ekonominë dhe varfërinë në Kosovë e cila është goditur për shkak të pandemisë COVID-19”, tha Hoxhaj.

Ai shton që janë të gatshëm ta ndihmojnë Qeverinë lidhur me Ligjin.

Ne jemi të gatshëm ta japim kontributin dhe kërkojmë nga Qeveria Kurti ose ta zbatojë këtë Ligj apo ta sjell një ligj më të mirë”, shton ai.

Sipas Hoxhajt, deri më tani nuk është bërë ndonjë përpjekje për mbështetjen ekonomike të vendit.

“Të gjitha vendet e rajonit kanë pasur nga disa pako të rimëkëmbjes dhe është absurde që Kosova deri më tani nuk ka bërë një mbështetje strukturore për rimëkëmbjen ekonomike”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka paralajmëruar…