Hoxhaj: Rikthimi i Rusisë në Këshillin e Evropës është dështim

26 qershor 22:52

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se rikthimi i ulëses për Rusinë në Këshillin e Evropës shkel principet fundamentale, vlerat dhe misionin e organizatës.

Ai ka reaguar pas rikthimit të Rusisë në Këshilin e Evropës, pasi që e njëjta ishte përjashtuar pasi kishte aneksuar Ukrainën pesë vite më parë.

“Këshilli i Evropës duhet të jetë mburojë e të drejtave të njeriut dhe mbështetës i demokracisë. Turp”, ka theksuar Hoxhaj.

Sipas tij, vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës përbën dështim të këtij institucioni dhe rikthim në politikat e këqija të jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka…